‘Samiti i Berlinit lajm i mirë, Kosova drejt OKB-së me sovranitet të pacenuar’

03 maj 2019 | 11:45

Ka përfunduar takimi i krerëve më të lartë të shtetit, i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ftesë ka pasur edhe për ekipin negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmeti, i cili sipas nikoqirit ka munguar me arsye.

Veseli në një deklarim për medie pas takimit ka thënë se të gjithë bashkë sot janë pajtuar se Samiti i Berlinit që është mbajtur më 29 prill ka qenë zhvillim pozitiv, njofton “Klan Kosova”.

“Sot kemi pasur një takim konstruktiv. Samiti i Berlinit është konstatuar na të gjithë është lajm i mirë. Jemi të vetëdijshëm për procesin historik që po kalon Kosova drejt Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Falënderojmë Bashkimin Evropian për përfshirje serioze në këtë proces historik”, ka thënë Veseli.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kështu do të jetë për jetë. Nuk do të diskutohet për integritetin dhe sovranitetin tonë. Qëllimi ynë është i qartë: Kosova në OKB me sovranitet të pacenuar”, ka thënë Veseli.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova nuk nënshtrohet para Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq.

Për taksën ndaj produkteve serbe është shprehur se “është bërë bajat si temë”.

Kurse për liberalizimin e vizave, Veseli ka thënë se duhet të ndodhë pasi që Kosova ka plotësuar më shumë kritere se të gjitha vendet tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atëherë kur jeta është në fije të perit, e kur…