Takimi koordinues mes ATK-së dhe palëve të interesit

05 maj 2023 | 16:19

Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në fushën e trajtimit të mallit pa dokumentacion, mungesës së mallrave në stoqe, si dhe mos deklaruesve, sot ekipi i cili menaxhon këto dy projekte ka mbajtur takim me palët e interesit.

Në këtë takim Sami Salihu zv/drejtor ekzekutiv 2, foli për përmirësimin e përmbushjes tatimore në sektorin e tregtisë me shumicë, përfshirë të gjithë faktorët që ndikojnë dhe ndikohen nga ky sektor në mënyrë më të fokusuar dhe më të koordinuar.
Gjithashtu ai ka folur edhe për projektin e mosdeklarueseve, për shkaqet që ndikojnë në mosdeklarimin dhe deklarimin me vonës të tatimeve nga ana e tatimpaguesve.

Po ashtu, palët e interesit u njoftuan edhe për grupet e synuara për trajtim përmes këtij projekti, si ajo e industrisë së tekstilit, tregtia me shumicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, tregtia me shumicë e artikujve shtëpiakë, tregtia tjetër me shumicë e specializuar, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara, dhe të tjera.

E nga ana tjetër, pjesëmarrësit në këtë takim që ishin nga Dogana e Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës, SHKÇAK, IKAF, si dhe Rrjeti i Shitësve me Pakicë, thanë se çdo nisma e ATK-së do të gjejë përkrahjen e organizatave tona, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të kemi barazi në të bërit biznes.

Në fund të këtij takimi u tha se ekziston ende një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve, të cilët kanë problemin e mallit pa dokumentacion si rezultat i blerjeve pa fatura, si dhe u përmenden disa nga shkaqet e mos deklarimit në kohë, për të cilat u dakorduan që të punohet së bashku në intervenimin sa më të shpejt që përmbushja të bëhet sipas kornizave të Legjislacionit Tatimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtari politik, Jasmin Mujanoviq, i specializuar në politikën në Evropën…