Takohen Ejupi dhe Idrizi, paralajmërohet një lojë miqësore

26 qershor 2019 | 16:13

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe zyrat e klubit, kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi priti në takim miqësor dhe vëllazëror, kryetarin e Flamurtarit të Vlorës, njëherësh biznesmenin e njohur nga Shqipëria, Sinan Idrizi.

Fotografia e FC Prishtina

Ejupi, pasi që e shoqëroi nëpër ambientet e stadiumit, z. Idrizi e njoftoi më gjerësisht edhe me planin e kompleksit stërvitor të FC Prishtina. Idrizi, si administrator i Flamurtarit të Vlorës, ndër klubet me investimet më të mëdha në Shqipëri, tregoi edhe për përvojat e tij në Vlorë dhe synimet që ka me projektet e qytetit jugor bregdetar shqiptar.

Fotografia e FC Prishtina

U diskutua jo vetëm edhe për investime të përbashkëta, por edhe për plane më konkrete afatgjate. Natyrisht u përmend dhe pse jo shumë shpejt mund të ketë miqësore ndërmjet dy klubeve, të Prishtinës dhe Flamurtarit nga Vlora.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Delegacionit Shtetëror i Kosovës për Bisedime me Serbinë,…