Takohen krerët e federatave të basketbollit Kosovë-Shqipëri, dakordohen për Ligën Unike

07 dhjetor 2023 | 11:02

Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës e kanë pritur në konak Sekretarin e Përgjithshëm të sapoemëruar të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga Ersi Oruci, përgjegjës për Ligën Unike në FSHB.

Ata dy janë pritur në FBK nga i pari i federatës, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Menaxheri i Përfaqësueseve, Adriatik Rraci.

Nga të dyja anët u arrit pajtimi për fillimin e Ligës Unike për Femrat që do të organizohet në janar të vitit 2024, e që do të përfundojë me Final 4, teksa te meshkujt do të organizohet Final 8, sipas njoftimit të FBK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini Vrasja mizore dhe e porositur e Liridona…