Takohen Sefaj e Bahtiri: Ka rënie të incidenteve dhe krimit në Mitrovicë

05 shkurt 2018 | 12:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka qëndruar të hënën për një vizitë në komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e informuar ministrin Sefaj lidhur me sfidat e tij me të cilat ballafaqohet si kryetar i kësaj komune dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe koordinimit të veprimeve mes shërbimeve komunale dhe qendrore.

Në takim u theksua se gjatë qeverisjes së kryetarit Bahtiri ka rënie të madhe sa i përket incidenteve dhe krimit në komunën e Mitrovicës, kjo edhe falë vullnetit të qytetarëve të kësaj komune dhe punës së mirë të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Sefaj ka ofruar gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se pa siguri të përgjithshme nuk mund të këtë zhvillim ekonomik jo vetëm për komunën e Mitrovicës, por për krejt Kosovën në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia dorëzoi sot…