Taksa 100 për qind dhe reciprociteti, debat naiv

10 shkurt 2020 | 12:37

Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka komentuar rreth taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe paralajmërimit që kjo taksë të zëvendësohet me reciprocitet.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky debat për taksën 100 për qind dhe reciprocitet është debat naiv.

“Çështja ma e përfolur dhe me tensionet më të mëdha nga formimi i Qeverisë e këndej, padyshim që është çështja e taksës (tarifës), përkatësisht mundësia e heqjes së saj dhe ‘zëvendësimi’ me reciprocitet të plotë. Përpjekja me i paraqitë këto dy nocione si diçka të ndryshme është me të vërtetë absurditet e naivitet”, ka shkruar Klinaku.

“Taksa 100 për qind, edhe për nga arsyeja se si është vendosur e edhe për nga arsyetimi pse akoma qëndron është masë reciprociteti. Dhe paralajmërimi i kryeministrit të ri (së fundi edhe i LDK-së) po të përkthehet në gjuhën e kuptueshme për të gjithë do të thotë: Do ta heqi masën e reciprocitetit 100 për qind, tarifë kjo për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BH dhe do ta zëvendësoj me masë/a të tjera të reciprociteti ndaj Serbisë. Pra këtu nuk kemi asnjë ndryshim të kursit qeveritar, vetëm se na mbetet të shohim se këtë masë reciprociteti të tanishëm me çfarë mase/a të reciprociteti do të zëvendësohet. Asgjë më shumë, asgjë më pak!”, ka shkruar Klinaku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka…