‘Taksa po i shkakton Serbisë 1 milion euro humbje në ditë’

19 mars 2019 | 12:35

Serbia po vazhdon të insistojë tek Bashkimi Evropian (BE) që Kosova ta heqë taksën ndaj mallrave të saj.

Madje, zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha, transmeton “lajmi.net”.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq, ka thënë sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë 1 milion euro humbje nga taksa.

Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajiqi i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

“BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të institucioneve komunale, drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Zahir…