Taktikat dhe krahasimet paskrupullta

04 dhjetor 2022 | 21:16

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë

Para se të filloj këtë shkrim që ka një qasje tjetër po i shkruaj vetëm dy fjalë për rastin makabër, kam shkruar minimumi katër shkrime për llojin e tillë makabre në këtë Gazet/Portal serioze dhe të nderaur

Për rastin e mirënjohur që ndodhi me 30.11.2022 në QKUK, duke shënuar një dhimbje të madhe për gjithë popullin Shqiptarë!

Tejet e ranë por nuk mundem si profesionist të tregoj emocionin duhet të dal në veprim, dhunuesit recidivist duhet të kenë një byzylyk në këmbë ose dorë që do të kishte sinjalizuar organet përkatëse, pra 24/7  monitorim nga njësitet e specializuara për dhunë kundër gruas dhe dhunë në familje.

Ky rast qoftë i fundit.

Taktikat e fundit të Serbisë

Serbia si shtet me qasje kundër nesh nuk flen, taktikat dhe krahasimet e saja të paskurpullta kundër nesh nuk i ka ndaluar kurrë, ato kanë qenë në veprim prej para një shekulli e disa dekada sa kemi qenë nën kolonizim nga Serbia.

Nuk janë diçka e re janë demode por janë shumë të paskurpullt në veprime.

Pushteti i tyre vepron por edhe ofendon në mënyrë cinike dhe absolutisht të pamëshirshëm.

Ne kemi pasur rastin të lexojm nga mendimtare e historian Serb, ata sakrifikojn edhe fëmijet e tyre për të fajësuar Shqiptarin. 

Është e lejuar gjenjeshtra për interesa, vrasja, maskimi i vrasjes, fajësimi, baltosja, denigrimi, etj. Shkurt e shqip e thotë të tërën rasti PANDA!

Krimi i luftës: Vepër e dënueshme më të cilin shkelën dispozitat e së Drejtës Ndërkombëtare në konfliktin e armatosur ose në luftë. 

Ja këtë na e ka bërë Serbia dhe për qfarë taktike ose krahasime flasin ata dhe ku ka këtu krahasime a nuk është kjo çmenduri e pushtetit të tyre.

Represioni: Nënkupton presionin në sjellje individuale në kuptimin psikologjik dhe psikoanalitik, gjegjësisht shtypje ose shkelje e një grupi shoqërore nga ana tjetër me metoda të denigrimit psikologjik, në kuptimin sociologjik.

Në kontekstin më të gjërë shoqërore, represioni paraqitet në formë etnike, kombëtare, klasore, gjinore, dhe dominanteve tjera të shtypjes, të grupit që ushtron sundim mbi viktimen apo të nënshtruarin.

Represioni mund të paraqitët edhe me përmasa globale, në përmasa ndërkombëtare madje ndërcivilizuese, si për shembull neokolonializmi, pastaj sjellja e qendrës ndaj perferise.

A nuk është ushtruar represiin ndaj nesh?

A nuk tentuan të na shfarosin nga faqja e dheut? 

A nuk tentuan te na zhdukin si popull, prandaj çfarë taktike dhe çfarë krahasime bëjnë ata!

Veprimet e tyre të fundit: Me urdhër strikt nga Pushteti Serb(Presidenti propagandues Vuçiç), pjestarët e minoritetit serb të punësuar ne institucionet tona legale ligjore dhe legjitime në pjesën veriore, braktisen pozitat e tyre në Kuvendin Komunal, Gjykaten Themelore, Prokurorin Themelore, madje duke “dëshmuar” patriotizëm klasik duke zhveshur teshat e policisë së Kosovës në një reagim publik.

Këta zyrtar të shtyer nga nacionalizmi i vërber, nuk i’a kishin idenë më të vogël se çka po bëjnë, përveç se ishin të kushtëzuar ti zbatonin urdhërat nga pushteti i një vendi tjetër që kufizohemi më të, një shtet tjetër, një shtet me qasje armiqësore ndaj Republikës së Kosovës ku Serbet lokale jetojn të privilegjuar si komunitet joshumicë. Me gjitha normat ndërkombëtare, duke gëzuar multietnicitetin e divergjencat shumë normal.

Ata (prodhuesit e politikave Serbe) tentuan por dështuan të na kopjojn ne, në vitet e 90-ta kur i lëshuam institucionet dhe vendet e punës duke e refuzuar regjimin vrasëtar Serb.

Ne po vraheshim e diskriminoheshim në vendin tonë të pushtuar nga Millosheviçi vrastar, kopja e tyre është fallso, sepse atdhe i tyre nuk është veriu i Mitrovicës është vetëm i banorëve lokal dhe jo grupeve që vijnë nga direktivat e Beogradit për të parandaluar jetën publike e shoqërore në veri të vendit.

Fatkeqësis më e madhe për Serbin është sepse ata kanë deformuar të vërtetën, duke ngulfatur popullin në të kaluarën e tyre me gënjeshtra dhe plot gjak, kanë krijuar mite për të ndezuar nacionalizmin tek gjeneratat e reja se Kosova është djep i Serbisë.

Është Serbia ajo e cila prodhon politika që deformojnë vullnetin qytetare me ndërtu identitetit multietnike në Mitrovicën e veriut dhe në gjithë Kosovën. 

Pra janë viktima të nacionalizmit të verbër dhe mesjatarë

Republika e Kosovës ju ofron të drejta minoriteteve përtej çdo niveli që meritojn në shtet perëndimore.

Ata janë të përkthelur në konkurse, janë të rezervuar me vende në Kuvendin e Republikës së Kosovës, etj.

Me pakon e Ahtisarit shenohet një rekord për të drejtat e minoriteteve, që nuk shihet as dëgjohet diku në botë.

Pakoja e Ahtisarit është kulmi i demokracisë i cili është nënshkruar e zotuar nga pala jonë Kosovare, edhe pse ka qenë kompromis i madh dhe i dhimbshëm për vendin tonë.

Askush në Evropë nuk gëzon të drejta si minoriteti Serb, pra jemi kampion absolut të demokracisë duke ushqyer paqen e bashkjetesen ndëretnike.

Serbia ka dështuar por edhe do të dështoi në vazhdimësi sepse jemi në të drejtën tonë e nuk na mposht dot askush, skeptiket me moton ka luftë dhe do të na sulmojnë dështuan me frikën e tyre!

Ata kanë 48 baza ushtarake demode rreth kufirit tonë, kurse Republika e Kosovës ka garanci me NATO në tërë territorin tonë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Kemi Forcen e Sigurisë së Kosovës e cila është ushtri e re moderne dhe njesitet më të spikatura Policore të Kosovës tonë me një histori fituese në çdo garë ndërkombëtare ku ata paraqiten. 

Ka ndryshuar çdo gjë po forcohemi.

Pra pytja e kriminalistit ishte ku po mbetet lufta dhe për çfarë lufte po flasim ne, nuk ka luftë dhe nuk do të ketë.

Ka trazira dhe incidente, tentativa destabilizimi për të prodhuar lajme negative në botën ndërkombëtare që do të ndikonin në bisedimet politike në mes krerëve.

Destabilizimi, propaganda se ka luftë speciale do të këtë në vazhdimësi, ata nonstop sulmojn me propaganda të dirigjuara nga Vullin ky piun Rusë, ne mbrohemi me fakte dhe kemi ndihmën e aleatëve 24/7 kaq është kjo punë.

Ata kanë Putinin dhe Rusin, ne kemi SHBA dhe miqët tanë strategjik që punojm dhe duhet të punojmë me ta sikur se një trup i vetëm.

Urrejtja racore: Në formën e vet origjinale, përcakton formën e skajshme të intolerancës ndërkombëtare, e cila në të shumtën e rasteve bazohet në bashkimin e racizmit dhe ndjenjave të rrezikimit, plotësohët nga paragjykimet dhe stereotipet dhe nga jashtë shikohet si diskriminim.

Në kuptimin më të gjërë që takohet në dekadën e fundit, shprehja përdoret edhe për emërtimin e urrejtjës etnike, kombëtare, e ndonjëherë edhe fetare.

Diskriminimi racor: Është sistem i masave dhe sjelljeve represive, me të cilat pengohen përzierja e pjesëtarve të racave të ndryshme (në kuptimin e banimit, martesave, shkollimit, përdorimin e transportit publik dhe lokaleve publike).

Bazohet në racizëm i cili në dallime shikon arsyetimin për ndarjën hierarkike të racave.

Jemi dëshmitar në çdo kohë se çfarë urrejtje racore  bëhet ndaj nesh kurse ne jemi paqedashës kurrë pa e sulmuar askënd në historinë tonë, kurrë dhe asnjëherë pa e urrejtur askënd në baza racore, madje duke strehuar gjatë historisë racat e popujt me dallime, pra duke iu ofruar kushte edhe sot minoriteteve që askush në Evropën moderne nuk i ofron.

Diskriminimi racorndonjëherë është produkt i paragjykimeve negative. 

Por, egzistojnë edhe forma tjera të diskriminimit të cilat shprehen në vlerësimin e ndryshëm të grupeve njerëzore në aspektin social (kushtet e jetesës) dhe izolimin e tyre në marrëdheniet e tyre. Krahas, d.m.th racore, baza kryesore e diskriminimit janë dallimet mes njerëzeve si: klasore, kombëtare, dhe fetare.

Në tentativa diskriminimi pushteti Serb na kanë quajtur në vazhdimësi njerëz me bishta dhe njerëz të maleve, na kanë diskriminuar si kafshë e njerëz të dorës së tretë.

Kurse ne jemi pasqyre e lashtë e Evropës në sport dhe muzik tash së fundi edhe në futboll, jemi të lire dhe prodhojm lirin, respektojmë çdo popull aq sa na respektojn madje dyfishin, respektojm ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

Ne ecim përpara dhe nuk kthehemi mbrapa duke i respektuar të gjithë, pa asnjë dallim dhe asnjë diskriminim racore, klasore, kulturore, sepse ne kemi qenë të diskriminuarit dhe të urryerit nga pushteti i Millosheviçit dhe për fat të keq ky pushtet i tyre sot është binjak sijamez, aspak nuk janë reformuar në mentalitet.

Por, ne jemi konsoliduar, flasim si palë juridikisht të ndara, si shtete me shtetësi të konsoliduar.

Zoti e ruajt atdheun tonë Kosovën, shtet i pavarur dhe sovran.

Mitrovicë, 04.12.2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka vazhduar me fitore, duke mundur kësaj radhe Bashkimin…