TALAT XHAFERI NGA UKRAINA TE PIRGU I UÇK-së NË SLLUPÇAN

03 maj 2022 | 23:23


Ismet Sylejmani

Talat Xhaferi, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, luftëtari e ish-Komandanti i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bartësi i shumë funksioneve shtetërore, personaliteti i famshën i dyluftimit epik në tribunën e foltores parlamentare me ish-Kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin, ka bërë një hark fantastik të udhëtimit të Tij maratonë historike!

Ky shqiptar i madh e besnik i Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, pas shkëlqimit të Tij në udhëtimin historik në Ukrainë, më 2 Maj, ka marrë pjesë në inaugurimin e monumentit madhështorë në Sllupçan të Kumanovës, aty ku pushonë përgjithmonë nderi i pavdeskshëm, te varrezat e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Bota demokratike në krye me kampionin e demokracisë botërore Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mahnitur me vizitën historike në kuadër të koalicionit ndërkombëtar pro Ukrainës e kundër Rusisë, të Kryetarit shqiptar të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i cili pas atij shkëlqimi, e ndau shkëlqimin e Tij në Sllupçanin heroik, te pirgu shqiponjë që nga qielli bën roje nderi te dielli i Atdheut, mbi ata që i dhanë tokës gjak!

2 Maji i vitit 2022, që shënonte 21 vjetorin e shpalljes Zonë e lirë të territorit që mbulonte Brigada heroike 113 ” Ismet Jashari-Kumanova” e UÇK-së, do të mbahet mend gjatë, sepse aty, përkrah e në shoqërim të Kryekomandantit të Përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Ali Ahmetit, shkëlqente kryeparlamentari trim e i vendosur i cili pas udhëtimit të Tij historik në Ukrainë, zbarkoi si shqiponjë titanike në Karadakun e pamposhtur në Zonën e Lirë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Faktori ndërkombëtar do të mbajë shënim, se pas vizitës historike në Kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, Talat Xhaferi zbarkoi me Shefin e Tij Ali Ahmeti, në nderim të inaugurimit të Pirgut të UÇK-së në Prekazin e Karadakut, në Sllupçanin legjendarë!

Prishtinë, 3 Maj 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka propozuar ndryshime në rregullat për lejet e…