Talenti 19-vjeçar: Debutimi në MotoGP ishte njësoj si ‘herën e parë’

15 mars 2024 | 15:31

Fundjavën e kaluar, në botërorin e MotoGP debutoi edhe piloti 19-vjeçar spanjoll Pedro Acosta. Ai garon me skuadrën Red Bull Tech3 dhe në garën e parë sezonale ai u klasifikua në vendin e 9-të. Një debutim pozitiv për pilotin e ri spanjoll, duke treguar talent në pistë e rivalizuar me më të mirët. Për disa momente ai dueloi për vendin e katërt me Marc Marquez, por në fund Pedro iu desh t’i dorëzohej degradimit të gomave Michelin.

Në një intervistë për DAZN, piloti spanjoll kujton garën e parë në MotoGP: “Si ishte debutimi im? Fantastik, gjithçka ishte aq e bukur si për herën e parë. Nuk mund të kishte shkuar më mirë se kaq”.

Më tej, Acosta, kampion në dy kategoritë më të vogla të motoçiklizmit, Moto 2 dhe Moto 3, shtoi: “Ishte si kur të humbisje virgjërinë. Gjithçka duket se shkon mirë dhe më pas ngatërrohesh diku tjetër”. “Bëra shumë parakalime si në ditët e Moto3, kur e nisja nga vendet e fundit dhe u gjenda përpara në disa xhiro. Në fund pësova degradim të gomës së pasme, por unë jam ende i lumtur”, tha Pedro Acosta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës i është…