Talibanët ndërmarrin sulm vetëvrasës në Pakistan

29 janar 2019 | 16:56

Së paku tetë persona, përfshirë shtatë zyrtarë policorë janë vrarë dhe rreth 21 janë plagosur gjatë një sulmi ndaj një stacioni policor në Pakistan, kanë njoftuar autoritetet.

Attaur Rehman, zyrtar policor në provincën Baloçistan, ka thënë se sulmi është ndërmarrë gjatë një testimi për rekrutim të policëve.

Rreth 900 kandidatë ishin të pranishëm në kohën kur është sulmuar stacioni. Tre sulmuesit vetëvrasës ishin të pajisur me armë automatike. Dy nga sulmuesit kanë hedhur vetën në ajër, ndërsa sulmuesi tjetër është vrarë nga forcat e sigurisë.

Talibanët në Pakistan kanë ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja A në futsall është akomoduar në Bjellorusi, aty ku…