“Tani është koha për luftë”, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë “muskujt” në Paqësor

12 prill 2024 | 23:21

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Japoninë dhe Korenë e Jugut, kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta detare. Synimi është që të forcohet aleanca përballë kërcënimeve nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Stërvitja e planifikuar prej disa kohësh përfshinte një aeroplanmbajtëse amerikane, ndërsa synimi është të testohen kapacitetet dhe aftësisë për t’iu përgjigjur rreziqeve bërthamore që vijnë nga Peniani.

Ky i fundit ka përshpejtuar zhvillimin e armëve moderne, duke testuar së fundmi raketa hipersonike me karburant të ngurtë, ndërsa lideri koreano-verior, Kim Jong Un, ka paralajmëruar për luftë.

Ai e vuri theksin te situata e ndërlikuar ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike në rritje. Diktatori i Penianit është zotuar t’i japë një goditje të fortë çdo kundërshtari që do të përpiqet t’i sfidojë ushtarakisht.

Në samitin e Camp David, gushtin e kaluar, liderët e Washingtonit, Seulit dhe Tokios ranë dakord të organizojnë stërvitje vjetore në shumë fusha, të ndajnë informacione në kohë reale mbi lëshimet e raketave të Koresë së Veriut dhe të vendosin një linjë komunikimi në raste krizash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Po ka shumë gjasa që Kosova të jetë Ukraina e…