Tare: De Vrij do të largohet nga Lazio

19 shkurt 2018 | 21:50

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka pranuar se kanë tërhequr propozimin e rinovimit të kontratës për Stefan de Vrij. Kontrata aktuale e mbrojtësit përfundon në fund të sezonit dhe negociatat për një rinovim kanë muaj që zvarriten.

Javët e fundit është përfolur se lojtari kërkon të largohet, dhe Inter është destinacioni më i mundshëm. “Lazio e ka tërhequr rinovimin e propozuar për kontratën e re të De Vrij,” shprehet drejtori sportiv Tare për “Mediaset Premium”.

“E kemi tërhequr për arsye të cilat do t’i zbulojmë më vonë. Ishte një zgjedhje e bërë pas shumë muajsh negociata. Ai ka qenë një profesionist ekzemplar dhe e falënderojmë për atë që do të bëjë deri në fund të sezonit për ne. Ai i ka dhënë shumë këtij klubi, por rrugët tona do të ndahen në fund të sezonit. Është më mirë të shikojmë përpara, pasi Lazio është një skuadër që do të vazhdojë të rritet në vitet në vazhdim pasi nuk na mungon kualiteti”, ka deklaruar Tare. (Telesport)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpallja e Pavarësisë u kremtua gjithandej qyteteve kosovare. Por në…