Tare: Ëndërroj ta drejtoj Shqipërinë

14 janar 2020 | 12:05

Igli Tare është padyshim një nga drejtuesit më të suksesshëm shqiptarë. Emri i tij është lakuar së shumti për sa i përket drejtimit të organit më të lartë të futbollit në vend (FSHF-së). Biondi vlonjat ishte i pranishëm së fundmi në turneun e bamirësisë të organizuar në “Air Albania”. Veç të tjerash, Tare, në prononcimin pas këtij turneu, foli edhe në lidhje me dëshirën e hershme për ta drejtuar futbollit shqiptar.

“Të luash në vendin tënd është diçka e veçantë. Për ato pak minuta u kthyem në kohën tonë si futbollistë. Diçka e bukur. Janë gjëra që kur kthehemi i marrim me vete dhe na bëjnë mirë. Duhet të bëhet një traditë që të ketë vazhdimësi. Skuadra e legjendave është diçka që i kujton të gjithë për atë ç’ka kanë kontribuar, në kohën që kanë luajtur me Kombëtaren, mbi të gjitha duhet hapur rruga për evente të tilla që ndihmojnë kauza sociale”, ka thënë Tare.

“E kam thënë gjithmonë, ëndrra ime është ta drejtoja njëherë Kombëtaren shqiptare. Është një ëndërr që nuk do të bëhet realitet. Do të ishte diçka e bukur, por për momentin jam mëse i lumtur dhe i fokusuar te kjo detyrë që kam”, ka shtuar Tare për “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zef Mazi Ballkani gjithmonë ka qenë një gadishull ku janë…