Tare: Lazio synon kualifikimin në Ligën e Kampionëve

09 janar 2020 | 20:50

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se klubi i tij duhet të rrijë i qetë e të fokusohet në “kualifikimin për në Ligën e Kampionëve”.

Lazio është aktualisht i treti në Serinë A, gjashtë pikë më pak se top-dyshja, por Tare ka refuzuar të flasë për garën për titull. “Jemi vetëm në gjysmë të sezonit. Kemi fituar shumë beteja, por do të duhet ta fitojmë luftën. Diskutimet për ‘Scudetton’ nuk na shqetësojnë neve. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Tare për “Corriere dello Sport”. Lazio ka fituar nëntë ndeshje rresht dhe është në seri fantastike pa humbje në 12 ndeshjet e fundit në ligë.

“Ëndrra është e bukur, por unë jam profesionist dhe dua të ec me këmbë në tokë. Duhet të mbesim me mend në kokë, të fokusuar e të vetëdijshëm që të jemi ekip i madh. Më pas, nëse jemi në luftë për diçka tjetër gjatë ditëve të fundit të sezonit, nuk do të ndalemi”, ka shtuar ai. Lazio të shtunën përballet me Napolin dhe një fitore për këtë klub do të ishte tregues i mirë për formën, ka shtuar 46-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar përmes një njoftimi…