Tarifat e energjisë, reagon ministrja Rizvanolli: Në Kuvend u thanë shumë të pavërteta

20 janar 2022 | 13:22

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se sot në Kuvend, sipas saj, u thanë shumë të pavërteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE-ja dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia. Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me duhej ta veja një vaginë ari si qafore për…