Taylor Swift performon para publikimit të albumit

22 gusht 2019 | 17:30

Taylor Swift ka shkëlqyer në skenë gjatë performancës për “Good Morning America” para debutimit të albumit të saj “Lover” në Central Park të Nju Jorkut.

Superylli 29-vjeçar i ka kënduar tri këngët e saj hite: “Me”, “You need to Calm Down” dhe “Shake it Off”.

Taylori po ashtu e ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur rreth këngës “Lover”, e cila do të jetë në dispozicion gjatë mesnatës.

“’Lover’ është kënga për të cilën jam shumë krenare. Videoklipi do të publikohet sonte. Jam e befasuar që kam fansa që presin këtu si duke kampuar vetëm për mua. Më duhet t’i them faleminderit”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vendosë për datën…