Tayna përfundon gabimisht në artikullin e “Daily Mail”

04 qershor 2020 | 11:19

Portali britanik “Daily Mail” e ka ngatërruar partneren e Tyga-s me reperen shqiptare Tayna.

Ndërsa reperi amerikan ka marrë pjesë në protestën e nisur pas vrasjes së George Floyd, ai shfaqet me një vajzë me flokë rozë, e cila mban një maskë në fytyrë ashtu si Tyga.

Sipas “Daily Mail” vajza në fjalë dyshohet se është Tayna, ndërsa në artikull shkruhet:

“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat në vazhdim mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna-n, një influencuese/këngëtare që i ngjan ish-të dashurës së tij, Kylie Jenner”.

Në të vërtetë vajza në fjalë nuk është Tayna, po kjo është një publicitet i mirë për këngëtaren nga Kosova./Daily Mail

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…