Hamza: Pakoja Emergjente, diskriminuese për bizneset dhe qytetarët

04 qershor 2020 | 11:19

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për gjendjen ekonomike në Kosovë pas pandemisë.

Hamza ka thënë se gjendje rrezikon shëndetin dhe ekonominë e vendit.

Ai ka theksuar se Pakoja Emergjente ka qenë diskriminuese për bizneset dhe qytetarët.

“Ka ndikuar edhe në ekonomi. Nëse kjo vazhdon do të ketë dëme të mëdha. Shtetet në botë kanë intervenuar deri në 10 për qind të Bruto Produktit Vendor. Qeveria e kaluar e ka miratuar një buxhet, por nuk ka përfshirë një gjë të tillë. Në buxhetin e miratuar deputetët janë privuar nga dhënia e mendimeve dhe ndihmën tek buxheti”.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur për të dhënë këshilla, për të pranuar kritika dhe për të bashkëpunuar. Deri më tani janë paguar 55 milionë apo rreth 1 për qind e bruto produktit vendor.  Tani dilema shtrohet se si duhet të paguhen ato. Është ndarë nga një pagë prej 170 eurosh për punëtorët por nuk i kanë marrë të gjithë edhe këtu janë bërë selektime. Bizneset akoma si kanë pranuar mjetet financiare për shpenzimet operacionale”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës…