Të deleguarit…

09 dhjetor 2018 | 13:21

Isuf Sherifi

Vijnë të “gëzojnë”, “festojnë” dhe “bashkëpunojnë” me mërgimtarët. Vijnë shumë. “Vendosen” ku është më mirë e më shtrenjtë. Të shumtët pastaj marrin dokumente fiktive se kanë qëndruar në këtë e atë hotel, për t’i shndërruar në vendlindje në monedha.

Shumica syresh, kur dalin të lexojnë para turmës së mërgimtarëve, që edhe ashtu i shohin si “monedha”, recitojnë atë që ua kanë shkruar këshilltarët e tyre, dhe shpesh herë ia huqin si në shkronja ashtu edhe në takt. Disa syresh, duke menduar që janë kukumedet burra, ua zgurdullojnë sytë mërgimtareve, saqë mendojnë që janë në korzo, e jo në tubime ku Atdheu mbahet me frymën e fundit gjallë, me atë frymë, që një pjesë e të deleguarve as që e dinë se ç’është, dhe as që e kanë pasur ndonjëherë.

Të deleguar të tillë, ju lutem, mbajini për vete, dhe bëjuni vend diku ku nuk u hyjnë në punë bash askujt. Në fakt, çoni askund: të pagdhendurit nuk i duhen askujt!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga djali i…