Të dielën mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin Milazim  Mavraj – Çeçeni

24 prill 2019 | 14:36

Të dielën (më 28 prill) duke filluar nga ora 12:00 në qendër të Burimit, pranë bustit të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën Çeçeni, i cili ra heroikisht në Koshare do të mbahet akademi përkujtimore.

Ndërkaq, duke filluar nga ora 13:00 do të fillojë edhe turneu i futbollit në nderim  të këtij dëshmori, raporton “Epoka e re”.

Milazim Mavraj që në rininë e hershme të tij duke mos u pajtuar me regjimin dhe padrejtësitë e kohës nga vasalët e Millovishiqit, u bë “therrë në sy” për regjimin serb.

Kështu që, nga presionet e shumta të regjimit serb, ai u detyrua ta lëshojë vendlindjen dhe ta merr rrugën e mërgimit.

Mirëpo, me të thirrur atdheu për t’i dalë zot, Milazim Mavraj lë Gjermaninë, familjen e ngushtë,  bashkëshorten dhe fëmijët, dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke dhënë frymën e fundit në mbrojtje të atdheut.

E pos trupit dhe shpirtit të tij, ai solli në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të gjithë kapitalin e tij që e kishte akumuluar ndër vite duke punuar në Gjermani, për t’i dhënë mbështetje luftës çlirimtare, UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…