Të dielën në Gjilan, kampionati i Kosovës në automobilizëm

18 tetor 2019 | 20:07

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel në Gjilan, ku do të zhvillohet gara e radhës në disiplinën auto sllallom.

E veçanta e garës është fakti se ajo do të zhvillohet në të dyja konkurrencat (meshkuj dhe femra), ndërsa interesimi është mjaft i madh.

Gara mbahet në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan dhe organizohet në bashkëpunim të AK Eurogoma RT, AK Gjilani dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK).

Gjatësia e shtegut është 1500 metra, ndërsa gara do t’i ketë dy vozitje.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 09-10:00 (meshkujt) dhe nga 10:00-11:00 (femrat).

Më pas bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave dhe pas procedurave tjera të zakonshme do të mbahet vozitja testuese, ndërsa ajo zyrtare pritet të fillojë në orën 13:00.

Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe Ndihma e Shpejtë do të jenë aty për çdo eventualitet, ndërsa janë marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filozofi Blerim Latifi ka thënë se dështimi i Bashkimit Evropian…