Të enjten përurohen shtatorët e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

19 shtator 2018 | 13:34

Nesër (e enjte) në Drenas, në orën 12:00, do të bëhet përurimi i shtatorëve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Kjo komunë nëpërmjet një njoftimi për medie, ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit që të mos i parkojnë veturat në hapësirat publike. “Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, të enjten më 20 shtator 2018, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe heroinës, Xhevë Krasniqi-Lladrovci do të mbahet manifestimi për përurimin e shtatorëve të heronjve në orën 12:00 në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’, ndaj përmes këtij njoftimi kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të mos parkojnë veturat në hapësirat publike”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës zyrtare në Çeki, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata…