Të enjten shpallet data dhe vendi i takimit Trump-Putin

27 qershor 2018 | 17:35

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Rusia janë pajtuar për datën dhe vendin e takimit të presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, ka thënë një ndihmës i Kremlinit.

Duke folur pasi Putini ka takuar këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, në Kremlin, Yury Ushakov, ka thënë se data dhe vendi do të shpallen të enjten.

Takimi, i pari i plotë midis dy presidentëve prejse Trumpi ka marrë detyrën në janar të vitit 2017 – do të mbahet në një vend të tretë që është i përshtatshëm për të dyja palët, ka thënë Ushakov.

Ai ka thënë se nevojiten edhe disa javë për përgatitjet.

Në fillim të takimit me Boltonin, Putini ka thënë se vizita e tij në Moskë jep shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara midis ShBA-së dhe Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova pret që javën e ardhshme, Komisioni Evropian të dalë…