Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë

24 dhjetor 2020 | 11:06

Lidhur me mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve nacionale dhe atyre nacionale në territorin e Republikës së Kosovës, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është bërë shpërndarja e kripës, si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0).

Pavarësisht kësaj, rrugët e këtij rajoni janë krejtësisht të lira për qarkullim. “Rajoni i Pejës është po ashtu në gjendje normale sa i përket infrastrukturës rrugore dhe zhvillimit normal të komunikacionit rrugor. Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët e rajonit të Ferizajt. Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit. Pa ndonjë intervenim shtesë dhe krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Gjakovës”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Kjo ministri ka njoftuar se në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë dhe Dragash-Brod të rajonit  të Prizrenit, është bërë shpërndarja e kripës, për të rritur sigurinë në komunikacion.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturë po ashtu edhe autoudhët kanë duke u mirëmbajtur. “Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës ‘Ibrahim Rugova’ dhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit, po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0). Lehtësisht të kalueshme janë të gjitha rrugët të cilat po mirëmbahen nga MI-ja dhe kësisoj, informimi mbi gjendjen e tyre do të vazhdojë të aplikohet në baza ditore, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, rezultoi pozitiv…