Të gjitha zyrat komunale të Malishevës pajisen me material mbrojtës kundër Covidit

26 nëntor 2020 | 14:26

Në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse dhe manualit për mbrojtje në raport me Covid-19, të gjitha zyrat dhe institucionet tjera që janë në ombrellë të komunës, janë të pajisura me material mbrojtëse ndaj Covid-19.

Kështu ka bërë me dije drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, e cila ka thënë se të gjitha zyrat apo objektet tjera, janë të pajisura mirë me material mbrojtës.

“Të gjitha zyrat komunale dhe drejtoritë, janë të pajisura me material mbrojtës, si maska mbrojtëse, dezinfektues për duar dhe alkool për dezinfektim. Po ashtu edhe objektet tjera që janë në ombrellë të komunës, siç është QKMF-ja dhe qendrat përcjellëse shëndetësore, muzeu i qytetit, biblioteka, salla e sporteve dhe të tjera, janë të pajisura me material mbrojtës”, ka thënë drejtoresha Besartë Kryeziu-Ramaj.

Sipas saj, janë duke u zbatuar të gjitha udhëzimet dhe vendimet që vijnë nga niveli qendror përmes shtabit emergjent komunal.

Ajo po ashtu kërkon nga qytetarët që të zbatojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore për t’u mbrojtur nga Covid-19.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se nuk…