TË GJITHË ATYRE QË VIJNË TË NA VRASIN VDEKJEN DUHET TË UA JAPIM

10 korrik 2020 | 12:24

(fjalim në emër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës)

Motra dhe vëllezër,
Familje e nderuar e të ndjerit Fehmi Ademi!

Dhuna dhe terrori që po ushtron sot mbi popullin shqiptar nën Jugosllavi,nga shovenistët serbo-maqedono-malazezomëdhenj, është gjenocid i paparë, i cili e len nën hije edhe fashizmin dhe nazizmin e perenduar.

Neoqetniket e Sllobës dhe ata të Sheshelit, po na vrasin kudo që arrijnë!

Numri i atyre që na i morrën plumbat e tyre vrastare, me shpejtësi po i afrohet trefishorit.

Kurse ne, ka kohë që përballë këtij terrori të shfrenuar të xhelatëve çetniko serb, kemi rënë në durimin absurd!
Si mjet bashkohorë të kundërvënies dhe falë këtij durimi edhe gjakftohësisë po arrijnë suksese kriminelët, në realizimin e detyrave të tyre prej vrasësi të paguar për historinë!

Por jo, edhe ne si kundërshtarë të këtij terrori, edhe tubimet e këtilla ku mblidhemi për të ndarë dhembjen dhe njëherit të protestojmë, aq sa na lejon armiku, janë bërë gjë e zakonshme që si prishin kujt rehatinë, e lere më ti pengojnë në realizimin e planeve te tyre shfarosëse!

Dita ditës po shëndrrohemi nga një popull trim e luftarak, në një turmë vajtuese, qe edhe vajet e së cilës treten si zëri i të humburit në shkretirë!

Kjo veq ka filluar të na vret, vrasja e shqiptareve është bërë dukuri e zakonshme, shqiptari më s’është i sigurtë as në shtëpinë e vet, sika të sigurtë as fëmijët, as pleqt, as burrat e gratë e tij!

Nuk duhet kohë e gjatë, kur mund të na therrin si bagëtinë me thikë e bajonetë, dhe kështu të kursejnë edhe municionin, sepse edhe këta janë po ata të djeshmit, xhelatet e stara Serbisë!

Kjo sigurisht se do të na gjejë, po qe se ne vazhdojmë të preferojmë rrugën vdekjepruëse të durimit, sigurisht të sjellur nga të huajt, pasi që kjo, s’përkon me traditnën e pasur të qëndresës heroike te popullit tonë liridashës!

Nuk kemi njerëz të tepërt motra dhe vëllezer,
të ushqejmë orekset e smuara kanibaliste të neoqetnikëve millosheviqian dhe te atyre sheshelian!

Është koha kur duhet ta kursejmë veten nga vdekjet e këtilla, që e sjellin atë vdekjen e madhe shuarjen e kombit, e cila megjthat kurrë s’do të na gjejë!

Nuk është herët, në mos qoftë vonë, që t’gjitha subjektet politike të veprojnë ndër shqiptarët, e sidomos Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia për Prosperitet Demokratik, të cilat thirren se gëzojnë besimin e popullit, të angazhohen jo vetëm për organizimet e tyre partiake, por edhe për një organizim gjithëkombëtar, për të iu kundërvënë në mënyrë adekuate terrorit dhe dhunës së paparë që po ushtrohet mbi këtë popull të pafajshëm!

Tingellojnë ironike thirrjet për kundëvenje civilizuese gjakftohtësi e durim, barbarizmave të shfrenuara çetniko fashiste të policisë serbe!

Vëllezër dhe motra,
Vrasësit e pa ndjenja, nuk do të arrijmë ti bindim për t’hjekur dorë nga krimet, në saje të kqijave ata po zgjasin jetën e tyre prej krimineli, pa iu pergjigjur në të njejtën menyrë.

Prandaj Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës, thërret, të gjitha partitë dhe organizatat politike, të bashkohen si një grusht, dhe me masa konkrete ti dalin përpara, njëherë e mirë, për të ia ndërprerë turrin këtij përbindeshi prehistorik.

Sot, kur janë të rrezikuara interesat jetike të popullit shqiptar, kemi arsye më shumë se asnjëherë më parë, të thirremi në porosinë e tij, zjarrit me zjarr, plumbit me plumb!

Pra, të gjithë atyre që vijnë të na vrasin vdekjen duhet tua japim!

Lavdi dëshmorëve në luftë për liri!

Ismet Sylejmani, Anëtar i Komitetit Drejtues i Lëvizjes Popullore per Republikën e Kosovës-LPRK, i prezentuar me emer ilegal (Hysen Ramadani)

Prishtinë 2 Qërshor 1991!

p.s: ky fjalim botohet i plotë për herë të parë pas 29 viteve, dhe kjo bëhet duke e falenderuar djalin e martirit Fehmi Ademi, të nderuarin Gani Ademi, i cili na e ka siguruar shiritin e videos të ditës së varrimit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej kohësh është duke u përforcuar transferimi i James Rodriguezit…