Ancelotti zbulon të ardhmen e Jamesit

10 korrik 2020 | 12:20

Prej kohësh është duke u përforcuar transferimi i James Rodriguezit në Everton, por kjo gjë duket se nuk do të ndodh.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka thënë se futbollisti kolumbian është një lojtar i madh, por ai do të qëndroj në Real Madrid.

“James është një lojtar i madh dhe Evertoni për sezonin e ardhshëm do të kërkojë futbollistë cilësorë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se do ta marrim Jamesin. Kam bindjen se ai do të qëndrojë në Madrid. Ai është lojtari i tyre dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Evertoni? Duam lojtarë kampionë, nuk ka rëndësi mosha e tyre”, ka thënë Ancelotti.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi…