Të gjithë sportistët janë pro rifillimit të edicionit

17 maj 2020 | 23:35

Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej kur futbolli në Kosovë është pezulluar pas masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Javëve të fundit ka pasur një debat të gjerë sportiv në lidhje me atë nëse edicioni aktual i futbollit kosovar duhet të anulohet, përfundohet apo vazhdohet.

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjjes përfundimtare për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka thënë se duhet të merren parasysh këshillat nga IKSHP-ja dhe MSH-ja.

“Për fillimin e Superligës, unë mendoj se ajo pjesa e sportistëve është e qartë. Tabelat sajohen në bazë të rezultateve në fushë. Të gjithë sportistët janë pro të rinisë edicioni”, ka thënë Sokoli në ‘Dueli Sportiv’.

“Por, në këto rrethana në pandemisë, shëndeti është në plan të parë. Prandaj, IKSHP dhe MSH-ja si dhe klubet duhet të koordinohen për mënyrën se si duhet të vazhdojë apo nëse përfundon, si të përfundojë”, tregon më tej ish-trajneri i FC Prishtinës.

“Unë mendoj se duhen marrë parasysh këshillat nga Ministria, por duhet organizim. Jam i sigurtë se do të ketë më pak kokçarje nëse luhet në terren”, ka shtuar Sokoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës mbajti mbledhjen e…