Të gjithë telefonat do mbushen me një pajisje nga viti i ardhshëm

26 mars 2024 | 23:26

Në një hap historik drejt avancimit të teknologjisë, deri në fund të vitit 2024, të gjithë telefonat, kamerat digjitale, kufjet, altoparlantët, tastierat, sistemet e navigimit, dhe kufjet e shitura në BE, do të duhen të kenë një prizë universale karikimi USB-C.

Në një njoftim nga Ministria sllovene e Ekonomisë, Turizmit, dhe Sportit, bëhet e ditur se nga viti 2026 kjo normë do të zbatohet edhe te laptopët.

Ky ndryshim, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të BE-së për të reduktuar mbetjet elektronike, dhe për të nxitur zgjedhje më të qëndrueshme për konsumatorët.

Përveç kësaj, karikuesit do të mund të shiten veçmas nga pajisjet elektronike, në bazë të së cilës konsumatori do të mund të vendosë nëse do të blejë një pajisje të re me apo pa karikues.

Një inovacion tjetër është edhe prezantimi i një etikete me specifikime për kapacitetet e karikimit, e cila ofron të dhëna rreth fuqisë minimale dhe maksimale të nevojshme për karikim efikas të pajisjeve.

Legjislacioni i ri pritet të hyjë në fuqi pas datës 28 dhjetor 2024, dhe 28 prill 2026 për laptopët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë…