Të hënën hapen shkollat në Damanek dhe në Kijevë

11 tetor 2020 | 18:48

Komuna e Malishevës bën të ditur vendimin e Task-Forcës komunale për arsim në takimin e mbajtur sot pasdite.

Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativ, ndërsa edhe nxënësit, përjashtuar dy raste, kanë rezultuar negativ.

Bazuar në të dhënat zyrtare të komunikimit me IKSHPK, nga 178 teste të realizuara me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën e Damanekut, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv me covid-19 dhe të dy rastet janë izoluar.

Task-Forca komunale për arsim, pas shqyrtimit të situatës, ka vendosur të ripahen shkollat në Damanek dhe në Kijevë, pasi të dy rastet janë izoluar, ndërsa nxënësit tjerë dhe mësimdhënësit, kanë rezultuar negativ.

Përndryshe, situata me covid-19 në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme, ndërsa gjendja e përgjithshme është kjo: Nga 256 raste të regjistruara me covid-19, deri më sot janë shëruar 223 persona, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë 9 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë…