Të hënën përkujtohet gjeneral kolonel Shkëlzen Haradinaj

15 prill 11:45

Me rastin 19 vjetorit të rënies në vijat e para të frontit të luftëtarëve të lirisë të Zonës Operative të Dukagjinit, të hënën me 16 prill 2018, përkujtohen Dëshmorët e Kombit: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj.

Më 16 prill 1999, në Malet e Maznikut, në një betejë të ashpër, të zhvilluar gjoks për gjoks e dhëmbë për dhëmbë me forcat serbe për të mbrojtur popullatën civile që ishte e strehuar në vendin e quajtur Duboçak të Bardhaniqit, Shkëlzen Haradinaj bie heroikisht në altarin e Atdheut bashkë me shokët dëshmorë Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.

 

Luftimet ishin tepër të rrepta dhe zhvilloheshin në afërsi dy-tri metra. Forcat serbe edhe kësaj radhe patën dhjetëra të vrarë. Disa herë radhazi Shkëlzeni me shokë edhe bombat arrin t’ua kthen prapa. Deri në kupë të qiellit jehonte kënga dhe kushtrimi i këtyre trimave të lirisë. Luftonin dhe këndonin pandërprer. Shkëlzenin me fortësinë e shkëmbit, me madhështinë e bjeshkës e qëndresën vigane, nuk e rrëzoi plumbi që e mori në gjoks. 

Ora 11:00 Homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan!

Ora 16:45 Homazhe te Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë!

Ora 17:00 Akademia Përkujtimore në Kinoteatrin Jusuf Gërvalla në Pejë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin…