Sulmet e pushtetit të LV-së, Lushtaku: Ata i shërbejnë Serbisë, jo dikujt tjetër
18 qershor 2026
| 14:02
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka komentuar sulmet e pushteti ndaj tij.
Ai ka bërë me dije se me fyerjet që po i bëjnë ata janë duke i shërbyer Serbisë.
Sipas tij, lufta e UÇK-së duhet t’i bashkojë shqiptarët dhe jo t’i ndajë.
“Lufta e UÇK-së, gjaku i derdhur duhet me na bashku, jo me na nda. Ata që fyejnë e shajnë, unë mendoj se i shërbejnë pushtetit të Serbisë, jo dikujt tjetër”, ka thënë Lushtaku.
Këto deklarata Lushtaku i ka thënë pas zbulimit të shtatorëve të heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi në vendlindjen e tyre në fshatin Çirez.



