Të hënën zbulohet busti i veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Mehmetaj

02 dhjetor 2018 | 16:18

Komuna e Deçanit ka bërë me dije se nesër (e hënë) në fshatin Isniq do të zbulohet busti i veprimtarit të çështjes kombëtare dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Halil Mehmetaj.

“Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, qytetarë të nderuar, ju njoftojmë se ditën e hënë, më 03.12.2018, në orën 12:00 në fshatin Isniq bëhet zbulimi i bustit të veprimtarit të çështjes kombëtare, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Halil Mehmetaj, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Zbulimi bëhet në fshatin Isniq, tek varrezat e fshatit aty ku pushon përjetësisht trupi i tij. Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e dëshmorëve dhe luftën e drejt të UÇK-së!”, është thënë në njoftimin e Komunës së Deçanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka…