Të hetohet ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore

12 mars 2020 | 19:41

Shkruan: Berat Peci

Tema e virusit vdekjeprurësi, tashmë është prezentë tek të gjithë në shtëpitë tona.

Për efektin e këtij virusi, simptomat dhe masat që duhet marr kanë folur tek të tjerët, andaj edhe unë s’ndalem në këtë pjesë.

Fokusin po e vë në diçka tjetër, dhe atë konkretisht në friken që ka sjell tek qytetarët ky virus dhe manifestimi i kësaj frike me orvatjen e popullatës ne dyqane për t’u furnizuar me ushqim, gjoja se do të ketë bllokim të vendit dhe se nuk do të ketë mundësi për furnizim me ushqim.

Arsyeje tjetër nga qytetarët po merret supozimi që tregtarët në vendin tonë,  do të bëjnë ngritjen enorme të çmimeve të artikujve bazik ushqimor.

Ky shqetësim marrë në përvojën nga e kaluara ka bazë sepse dimë rastet  se si tregtarët me marrëveshje të fshehta e jo ligjore të organizuar kanë ngritur çmimet  edhe sot i ngrisin sa herë të donë pa e pas drojën e ndëshkimit nga institucionet kompetente.

Ndërsa, sa i përket asaj që vendi do të bllokohet dhe se s’do të ketë artikuj ushqimor në një shoqëri normale, urgjentisht është dashur të hetohet fakti se nga erdhi kjo ide e kjo propagandë.

Kush janë protagonistet, nga dolën lajmet dhe shpërndarja e tyre në mënyrë rekorde neper portale.

Kush janë porositësit e kësaj propagande ?

Këto pyetje duhet të mbizotërojnë në shoqërinë tonë.

Tash së fundi kemi lajmërime e deklarime edhe me fotografi nga qytetarët se si në disa dyqane ushqimore ka ngritje enorme të çmimeve me ato që i kanë pasur deri dje.

Nëse kjo arrihet të vërtetohet, atëherë para syve tonë në menynë të organizuar dhe nëse kemi individ e subjekte afariste që e shkelin ligjin.

Në këso raste, menjëherë duhet të reagoj Administrata Tatimore dhe të dal nga roli pasiv i saj i mbledhjes së taksave dhe qortimit të kujdo qoftë që nuk i deklaron ato,  pra  të dal në teren dhe të shoh për se afërmi gjendjen.

Po ashtu, inspektoratet e komunave dhe të ministrisë adekuate të dalin menjëherë në teren dhe të hulumtojnë këto raste dhe të veprojnë konform rregullave dhe ligjeve në fuqi në vendin tonë.

Krejt në fund si organ që ligji i’a ka jep autoritetin e  ndjekjes së kryerësve potencial të veprave penale prokuroria bashkë me policinë duhet të aktivizohen dhe të hetoj rastet, pasi këtu kemi të bamë se paku me mashtrimin.

Po të bëhet aktivizimi në kohë reale i këtyre aktorëve relevant, do të ndriçohej situata  dhe kjo amulli kjo propagandë nuk  do të ishte aq e fort dhe e dirigjuar.

Fakti se ende në vendin tonë nuk ka ende të prekur me virus, me të vërtet është shumë shpresëdhënës dhe urojmë që deri në fund të kësaj gjendje tmerruese që po mbizotëron në botë, mos të ketë as edhe një qytetar të infektuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia njoftoi të enjten për shërimin e një pacienti nga…