Tè kèrkoj por s’tè gjej dot

26 tetor 2020 | 16:15

Tè ecurat tuaja mi përcjell,
shushurima e gjetheve pèrplot gjelbèrim.

Ndiej flladin e verës.
Me një të mbyllyr sysh.
ngadalë tretem me përkëdheljen tënde, natës me hënë të plotë.

E shkrirë në pika vese mbi lulen time.
Tundimi i qepallave më merr me vete, gjithnjë në kërkimin e fytyrës sate që aq shumë e dua.

Iku vera
Tha zëri i mekur i mullenjës gati në shtegëtim.
Dashuria është stina më e bukur i tha vasha.
Zogu hapi krahët vazhdojë fluturimin.

10.07.2020
Valbona.R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që të…