Të kursejmë bashkë që të mos e kalojmë dimrin me këtë këngë

02 dhjetor 2022 | 14:17

Tashmë kur i ftohti ka filluar, adaptimi i një sërë masash për kursim të energjisë elektrike, nuk është vetëm domosdoshmëri, por është edhe përgjegjësi sociale.

Frika në mos po kthehen kufizimet me energji elektrike, bashkë me të edhe zhurma e padurueshme e gjeneratorëve, nuk duhet të bëhen pjesë e diskursit social, por duhet të zëvendësohen me ndryshimin e rutinës së përgjegjshme ditore karshi shfrytëzimit të energjisë elektrike.

Rikthimin e krizës energjetike te ne nuk duhet ta shikojmë ekskluzivisht si imponim nga një gjendje gjeopolitike përtej kufijve tanë, porse si nevojë e një intervenimi individual për të mirën e vetes dhe atë kolektive. Edhe shpallja e gjendjes emergjente, bashkë me të edhe thirrjet për kursim, nga ana e autoriteteve tona, kanë ardhur si rezultat i kësaj krize energjetike.

Rrjedhimisht, të mos heqim dorë për kursim të energjisë elektrike është kryefjala.

Udhëzimet që kanë dalë nga KEDS për shfrytëzimin e matur të energjisë elektrike janë zgjeruar edhe përtej tij. Fushata vullnetare e kompanisë “Karrota”, si një përpjekje individuale për qëllim të mirë kolektiv, erdhi si paralajmërim i një krize të madhe energjetike që po na pret këtë dimër.

Zhurma e padurueshme e gjeneratorëve nuk ka për qëllim ndjelljen e frikës, veçse të përjetuar në praktikë, por ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë sonë për kursim të gjithmbarshëm të energjisë elektrike.

Duke e ditur rëndësinë e ofrimit të ideve individuale e kreative për kursim të energjisë elektrike, KEDS mirëpret krijimin e aleancave të tilla me qëllim të bashkërendimit të përpjekjeve për ndërgjegjësimin e masës së gjerë për pjesëmarrje aktive në kursim.

Të kursejmë bashkë që të mos e kalojmë dimrin me këtë këngë.

Ju lutem, klikoni ne linkun e mëposhtëm per publikim te videos:

 https://www.youtube.com/watch?v=eVzs73NEfro

Videoja përmes wetransfer:

https://we.tl/t-heoDQBavo8

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga drejt famës dhe pushtetit nuk është gjithmonë e lehtë.…