Të paktën 13 fëmijë humbin jetën në një aksident trafiku në Indi

26 prill 14:06

Të paktën 13 fëmijë kanë vdekur, pasi furgoni i një shkolle, me të cilin po udhëtonin është goditur nga një tren në veri të Indisë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Kushinagar, në shtetin Uttar Pradesh, teksa fëmijët po shkonin në shkollë.

“Shumica e viktimave, që ishin nën moshën dhjetëvjeçare, kanë vdekur në vend”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Gopal Pandey.

Ndërsa katër fëmijë, që kanë pësuar lëndime janë dërguar në spital për trajtim.

Autoritetet kanë njoftuar se edhe shoferi i furgonit është në mesin e të plagosurve. Zyrtarët indianë e fajësojnë shoferin për këtë aksident.

Kryeministri i Indisë, Narenda Modi dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e viktimave, ndërsa autoritetet kanë ndarë 6 mijë dollarë si kompensim për familjarët e viktimave.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka ftuar…