Të paktën 350 mijë refugjatë ukrainas mbërrijnë në Poloni

01 mars 2022 | 08:42

Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Ukraina për në Poloni që nga e enjtja e kaluar, kur Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin vendin.

Vetëm në 24 orët e fundit, 100 mijë njerëz kaluan kufirin polako-ukrainas, ku qindra janë përballur me radhë disaditore për të arritur në kufi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv

Polonia ka pranuar të gjithë refugjatët që mbërrijnë në kufi, ndërsa ukrainas të tjerë që ikin nga lufta kanë marrë rrugën për në Hungari, Moldavi dhe Sllovaki.

Në vlerësimin e të fundit, UNHCR thotë se 520 mijë ukrainas kanë mbërritur deri më tani në vendet fqinje. Mendohet se ky numër mund të kalojë katër milionë nëse konflikti vazhdon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Infermierëve këtë të martë do të organizojë një…