Të paktën 46 të vdekur pasi disa persona sulmojnë një fshat të tërë në Nigeri

07 prill 2023 | 15:59

46 njerëz janë vrarë nga një grup personash të armatosur, të cilët sulmuan një fshat rural në Nigerinë veri-qendrore, kanë bërë me dije zyrtarët e qeverisë lokale.

Sulmi ka ndodhur në komunitetin Umogidi në shtetin Benue, ku përplasjet kokë më kokë janë të zakonshme midis barinjve nomad dhe fermerëve vendas që konkurrojnë për tokë dhe burime.

“46 viktima ishin nga trupat e viktimave të gjetura dhe të nxjerra. Shumë njerëz janë ende të zhdukur, kështu që numri i të vrarëve mund të jetë më i lartë”, ka thënë Paul Hemba, një këshilltar sigurie i guvernatorit të shtetit Benue.

Hemba ka fajësuar barinjtë të cilët sipas tij kishin sulmuar komunitetet lokale gjatë muajit të fundit.

“Ushtarët janë dërguar në zonë, kështu që situata është paksa e qetë tani”, ka thënë ai.

Motivi i sulmit nuk ishte i qartë, por Benue ka qenë një nga shtetet më të goditura nga përleshjet mes fermerëve dhe barinjve, të cilët ata i akuzojnë për shkatërrimin e tokës bujqësore me bagëtitë e tyre që kullosin.

Bala Ejeh, kryetari i qeverisë lokale të qytetit të Otukpo në Benue, ka thënë se personat e armatosur sulmuan të mërkurën pasdite kur njerëzit ishin në zi për tre të tjerë të vrarë një ditë më parë. Ai ka thënë se 46 trupa ishin nxjerrë deri më tani, duke përfshirë djalin e tij dhe dy të afërm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit të premten e ka dërguar në Gjykatën…