Të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, Kuvajti dërgon ndihma

14 tetor 2019 | 11:42

Shteti i Kuvajtit iu bashkua vendeve të tjera që janë solidarizuar duke dërguar ndihma për të përballuar situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit të datës 21 shtator që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe Durrës.
Ambasada e Kuvajtit nëpërmjet fondacioneve bamirëse kuvajtiane në Shqipëri, ka dorëzuar 2000 pako me nga 25 kilogramë ushqime bazë pranë magazinave të Rezervave Materiale të Shtetit.

Në dorëzimin e këtyre pakove ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al Jassim, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli, transmeton “TCh”.

Zëvendësministri Koçi ka falënderuar në emër të qeverisë shqiptare Shtetin e Kuvajtit duke vlerësuar rolin e ambasadorit, Al Jassim për angazhimin e tij personal pas lëkundjeve të 21 shtatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Bernard Challandes dhe futbollisti Milot Rashica kanë shprehur optimizëm…