Të premten bëhet zbulimi i shtatores së heroit të Kosovës, Hysen Zogjani

23 nëntor 2022 | 15:12

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, ka financuar projektin për ndërtimin e Shtatores së Heroit të Kosovës. Hysen Zogjani. Shtatorja do të vendoset afër stacionit të Trenit në Fushë Kosovës, ditën e premte, datë 25 nëntor 2022 në orën 12:00.

Ky manifestim do të bëhet nën patronatin e Komunës së Fushë Kosovës dhe Shoqatave të dalura nga lufta të kësaj komune, në nderim të Heroit të Kosovës Hysen Zogjani.

Njoftimi i plotë i Komunës së Fushë Kosovës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës:

Nën patronatin e Komunës së Fushë Kosovës dhe Shoqatave të dalura nga lufta të kësaj komune, ftoheni të merrni pjesë në zbulimin e shtatores së Heroit të Kosovës Hysen Zogjani.

Zbulimi do të bëhet me datë 25 nëntor (e premte) në orën 12:00.

Ky projekt, u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me…