Sot “El Clasico” e medieve në Kosovë

07 mars 2019 | 20:42

“Epoka e re” kundër “Media Works”-it (Gazeta Express, T7).

Të premten, më 8 mars, me fillim nga ora 17:00, në fushën e futbollit “Arena 2”, në lagjen Arbëria, do të zhvillohet ndeshja e futbollit, prej më të nxehtave të të gjitha kohëve në ligën e medieve, në mes të “Media Works”-it, e drejtuar nga kapiteni Berat Buzhala dhe gazetës “Epoka e re”, ekipi drejtuar nga kapiteni legjendar Sadik Zeqiri.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të MediaLigës dhe që është xhiroja e 17 me radhë. Për këto 16 xhiro të zhvilluara “Epoka e re” është në pozitën e parë, me 13 fitore, një humbje dhe 2 barazime, me gjithsej 41 pikë të tubuara, ndërsa pas nesh, pra në vendin e dytë, është “Media Works”-i me 12 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, me gjithsej 38 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, qëndroi për një…