Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Pejës

21 qershor 2018 | 15:54

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit” të premten  mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës.

Takimi mbahet në Teatrin profesional “Istref  Begolli” dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Pejës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Besa Gaxherri, Hajdar Beqa, Fatmire Kollçaku, Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj dhe Haxhi Shala.

/Epoka e re/ ​

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sandra Bullock po shijon suksesin me filmin më të ri…