TË REJA NGA KOSOVASTANI
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Lotët e “krokodilit” Kurti : Në Burgun Politik të Hagës, si pengje në një proces të montuar politik po mbahen presidenti Hashim Thaçi, kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe shefi i GP të LV-së, Rexhep Selimi. Më herët, me dënime drakonike ishin dënuar ushtarët shembullorë të UÇK-së, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Salih Mustafa. Së fundi, gjithashtu me dënim drakonik u dënua Pjetër Shala, ushtar i vendosur dhe i devotshëm i UÇK-së. Janë arrestuar, bastisur, maltretuar dhe dhunuar shumë pjesëmarrës të UÇK-së, familjarë të tyre, madje edhe anëtarë të ekipit mbrojtës që nuk ka ndodhur në asnjë proces të ngjashëm më parë. Të ashtuquajtura Dhoma të Specializuara në koordinim të plotë me të ashtuquajturën Zyra e Prokurorit të Specializuar, sikur të ishin një trup kanë bërë, po bëjnë edhe të pamundurën të sigurojnë dëshmitarë të rremë, të mbrojtur dhe publikë në Serbi dhe Kosovë, serbë, romë dhe shqipfolës, ushtarë, oficerë, prokurorë, gjykatës, gazetarë, “aktivistë” për të drejtat e njeriut, UDB-ash, anëtarë të partive politike dhe profile tjera për të sajuar tregime dhe dëshmi për t’i dënuar pengjet e Hagës. Personeli përndjekës juridikë i Hagës janë një tufë e hijenave lëvizëse që përcjellin luftërat në botë nga, në emër të “drejtësisë” nxjerrin shumë përfitime politike dhe materiale.
Hijena të pangopura! Të njëjtit punuan në Kosovë gjatë UNMIK-ut , EULESH-it, punuan edhe për Tribunalin e Hagës dhe nuk gjetën prova fajësuese, ndërsa tani kur biznesi i kontrabandimit të drejtësisë ishte duke falimentuar, angazhuan dhe i besuan një raporti për trafikim të organeve njerëzore, një rusi, Kosaçev dhe një serbo-zvicerani Dick Marty pas së cilave filloi Përndjekja e Madhe kundër UÇK-së, udhëheqësve më të lartë politikë dhe ushtarakë, kundër historisë kombëtare dhe vlerave të shenjta kombëtare. Si kolaboracionistë të besueshëm ishin edhe bartës të posteve të larta të pushtetit aktual, qoftë duke dërguar materiale “dëshmuese”, qoftë duke siguruar dëshmitarë të mbrojtur, qoftë duke i sulmuar publikisht si “shkatërrues të shtetit”, qoftë duke ua pakësuar fondet për mbrojtje apo duke i diferencuar gjatë vizitave, në baza politike dhe partiake. Më vonë, kur të bëhen publike disa letërkëmbime të pushtetit aktual me inkuizatorët e Hagës, do të bëhet e qartë, edhe pse janë burgosur, pse po gjykohen dhe pse janë dënuar.
Presidentja Vojsa Osmani kurrë nuk i ka vizituar, i ka përmendur vetëm kur ka vlerësuar se do të përfitojë politikisht dhe materialisht ndonëse nuk ka lënë vend pa vizituar në botë. E patë që në Katedralen e rinovuar Notre Dam në Paris, i përcjell çdo hap nga Quasimodo (Llaskuci i Parë), vetëm sa nuk i theu këmbët duke ndjekur Trampin, Muskun, zonjën Macron dhe të tjerët për një shtrëngim duarsh dhe një foto për album familjar! Më thuani çfarë dobie politike apo tjetër i solli vendit kjo maratonë e përndjekjes që ua bëri presidentja figurave vendimmarrëse brenda hapësirës së Notre Damit?!
Lexuesi i deklaratës glorifikuese për personalitetin e kandidatit për KM të LV-së, e njohur si amebë politike dhe njerëzore ishte njëherë në vizitë në Hagë duke përdorur, të bastarduar formulën e Cezarit, veni, vidi, vic dhe ju rrejta.
Premtoi formimin e një mekanizmi që do të kërkonte transparencë dhe llogaridhënie nga kjo monstër parajuridike dhe aty nisi dhe aty përfundoi rrena e tij. Një figurë që vetëm anatomia e pranon si njeri, pa vlera njerëzore, morale, pa një të kaluar kombëtare dhe politike, rrenc, intrigant, mashtrues dhe dezertues nga çdo vlerë njerëzore e vizitoi vetëm Rexhep Selimin, të tjerët nuk ekzistonin për këtë krijesë anatomike. Rezultatet e prekshme dhe konkrete ishin vetëm pasi një pjesë e tyre u vizituan nga Ministria e Drejtësisë; iu shkurtuan fondet për mbrojtje, u shkëputën kontratat me mbrojtës sikur që nuk u la rast pa u sulmuar, nënçmuar dhe fyer.
Albin Kurti ishte më korrekti dhe më konkreti, asnjëherë nuk i vizitoi, as emrat nuk ua përmendi hiç këtu të Rexhep Selimit të cilin e respekton aq sa unë e respektojë gjyshen e Aleksandër Vulinit. Pjesa më e madhe e LV-së që e kanë ADN-në politike jugosllave dhe serbe janë të lehtësuar dhe gëzuar që Rexha është në Hagë e jo në LV. Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare KM Kurtit iu kujtua se në Hagë, përveç Rexhep Selimit, janë edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli të cilët deri dje nuk kishin emër.
Madje tha se ata padrejtësisht po mbahen në Hagë sikur që e lëshoi një pordhë tektonike duke thënë se mbrojtja e tyre nuk duhet të jetë juridike por politike, argument që fyen edhe inteligjencën e Mefit, Dimalit dhe Halil Thaçit të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarësht si ajka e mendimit politik dhe intelektual shqiptar! Lotët e vonuar të “krokodilit” Kurti janë vetëm për vota dhe asgjë tjetër të cilave nuk iu beson askush, më së paku derdhësi i tyre, Albin Kurti.
Rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, të pritshme dhe “befasuese”: Thuaja para një viti në një shkrim për gazetën “Epoka e re” kam shkruar se LV nuk ka gjasa të fitojë 50 + 1% dhe se opozita do të rritet varësisht nga opozitarizmi që do ta bëjë. LV-ja që nënkupton se është Albin Kurti pati mundësinë dhe rastin e artë të bëjë punë të mira për Kosovën dhe qytetarët e saj aq më parë që opozita ishte në vdekje klinike, një pjesë e shoqërisë civile u korruptua nga pushteti duke u shndërruar në lëvyrës dhe jargavitës të neveritshëm. Pushteti i madh, numri i madh i votave i shndërroi pushtetarët dhe lakejtë qyrravec të tyre në hijena të veshura me lëkurë qengji.
Në shkrimin e parë, pas fitores plebishitare të Albin Kurtit kam shkruar se Albini ose do të bëhet Hasan Prishtina ose Rrahman Morina. Hasan Prishtinën e përzënë nga Prishtina, Rrahman Morinën e ngjallën politikisht Veton Surroi dhe Welleri duke ia servuar Albin Kurtit Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të cilën jam i sigurt se nuk do ta pranonte as Rrahman Morina, aq e dëmshme është për Kosovën. Për më keq, KM Kurti shpërbleu projugosllavin e thekur, Veton Surroin duke i siguruar një vend pune te Naimi për një pagë mizerie vetëm 3 500 në muaj, shpenzime xhepi. Edhe vajzën ia rehatoi në zyrën e KM sikur që i degdisi anekënd botës anëtarët e tjerë të familjes në ambasada, konsullata, borde, ministri, etj. Wellerit ia mbushi gushën në euro sikur që edhe gruan ia vendosi ku ajo deshti dhe ku ka mundësi të dëmtojë edhe më shumë Kosovën. Nipat politikë të Arkanit i bëri përgjegjës të arsimit sikur që e bëri edhe hajnin e qindra mijëra eurove të Bacë Adem Demaçit. E afirmoi, fuqizoi dhe institucinalizoi mendësinë jugosllave dhe proserbe në Kosovë, përçau shqiptarët në Luginë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, diasporë dhe në Kosovë e instaloi fjalorin toksik si vlerë morale, kombëtare, njerëzore, politike dhe intelektuale. E mbyti frymën kombëtare në LV-së duke i shndërruar ish-patriotët në bartës të xhirollogarive ku derdheshin mjete të mjaftueshme për amortizim të patriotizmit. Deri vonë manipuloi me një pjesë të familjes Jashari dhe këtë manipulim e ndërpreu vetëm ZdraVVo Mimoza me zemlakët e saj.
Po ku ka poshtërsi më të madhe se të merresh vesh me Radoiçiqin kundër veteranëve të luftës e pastaj të përkulesh dhe përqyrresh para Panteonit të Lavdisë së Përjetshme të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ta vizitosh pastaj Kullën e Jasharajve?!!! Kjo më nuk dhezë të votuesit e as manipulimi i paskrupullt me fatkeqësinë e Arbnor dhe Astrit Deharit, që nuk bënë asgjë për t’i zgjidhur këto raste dhe bënë çdo gjë për të penguar zbardhjen e tyre! Albin Kurti erdhi në pushtet se do ta luftojë korrupsionin e qeverive të kaluara ndërsa korrupsionin e bëri mënyrë të qeverisjes kurse nepotizmin e shndërroi në konkurs ku të vetmet kualifikime që kërkoheshin ishin përkatësia politike dhe ajo familjare që ndërlidhej me partiaken. Askush nuk i ka nëpërkëmbur vlerat e luftës se pushteti aktual. Kurrë në Kosovë nuk janë qenë më të helmuara raportet midis subjekteve politike dhe qytetarëve se që janë tani. Dhe shumë të tjera për të cilat do të shkruaj më vonë. Ndjehem shumë keq për Albinin që ja rënë në këtë gjendje për faktin se e kam përkrahur shumë që nga fillimi, politikisht, me shkrime, me logjistikë dhe mjete materiale për çka kam dëshmi.
Më lart thashë se LV-së është vet Albini dhe pa Albinin shndërrohet në mbetje mortore politike. Rënia e Albinit, për fajin e tij e jo të tjerëve pashmangshëm e rrënon edhe VV-në. Para tre muajve i kam dhënë LV- së 33 për qind të votave, para dy jave 30 për qind. Tash i japë më pak se 30 për qind. LDK-ja dhe PDK-ja rriten sikur që AAK do të rritet, pa asnjë dyshim. La mundësi të mëdha që edhe Lista për Familjen ta kalojë pragun. Të gjitha këto rritje e shembin LV-në për 20 deri në 25 për qind nuk kanë ku t’i marrin votat tjetërkund. Me një siguri të madhe, nëse nuk ndodhë diçka e paparashikueshme, as Albin Kurti nuk do të jetë më KM, e as LV-ja në qeveri. Por, nëse ndodhë që LV-ja të përsëritë fitoren dhe të ndërtojë institucionet e vetme, me kondomët politik, Guxo dhe Alternativa, autoritarizmi diktatorial që e zbaton Albini në pushtet dhe që ka bërë përpjekje ta zbatojë edhe te opozita, mediat dhe të pjesa e pabindur dhe e panënshtruar e shoqërisë civile do të krijojë kushtet që kryeministër të ardhshëm të Kosovës ta kemi, jo Albin Kurtin, por Albin el-Assadin.
Po i presë listat përfundimtare për Kuvend të Kosovës, pas së cilave do ta kemi një qartësim më të madh të situatës. Deri atëherë do të marrim frymë aq sa na lejohet kurse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë le të bëhet gati ta bëjë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e Kuvendit të Kosovës. Është më se e nevojshme për shëndetin politik të qytetarëve të Kosovës demokracinë e dhunuar dhe pastrimin nga minjtë e politikës nëntokësore dhe ajrin e helmuar nga injorantët politikë, disa prej tyre aksidentalisht të zgjedhur deputetë.