Të rinjtë e nxjerrin me dhunë gruan nga autobusi

20 tetor 2022 | 08:20

Në një linjë autobusi në kryeqytetin amerikan Washington D.C disa djem të rinj dhe disa të rritur e nxorën një grua nga autobusi.

Në xhirim shihet si grupi e keqtrajton gruan për gati një minutë derisa ajo qëndron afër derës së autobusit. Pasi i bërtasin të ‘zbresë nga autobusi’ disa herë, autobusi ndalet në stacion, dera hapet dhe nis sulmi, raportoi televizioni amerikan FOX 5.

Dëshmitarja që e xhiroi incidentin kishte deklaruar se ajo kishte frikë për vete dhe nuk guxoi të intervenojë, por e xhiroi së paku si ndihmë. Ajo ka refuzuar të identifikohet për shkak të frikës për vete dhe familjen.

Dëshmitarja tregoi se personat e sulmuan me shishe, e shtynë, madje disa e sulmuan fizikisht duke e ngulfatur derisa e hodhën jashtë autobusi.

Incidenti kishte ndodhur kur viktima i kishte lëshuar ulësen një gruaje me fëmijë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua me emrin Lumie Karaxha ka raportuar në televizionin…