Të rinjtë e PDK-së mbulojnë gropat në Prishtinë

25 korrik 2019 | 13:35

Rinia Demokratike e PDK-së në Prishtinë, përmes një aktivitet simbolik me moton “3 Zall, 1 Cement”, ka shprehur pakënaqësinë për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit.

Përmes këtij aktiviteti ata në mënyrë simbolike i kanë mbuluar dy gropa në rrugën “Agim Ramadani”, prapa Teatrit Kombëtar.
Nënkryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së në Prishtinë, Vilson Dragusha ka kërkuar nga krerët e Prishtinës që fondet t’i dedikojnë për nevojat e qytetarëve dhe jo të ketë teprica buxhetore, derisa kryeqytetasit ballafaqohen me probleme të mëdha infrastrukturore. “Arsyeja që e kemi bërë këtë aktivitet është se ne qytetarët e Prishtinës po kemi shumë probleme si në rrugë, trotuare për kalim, andaj ne lusim drejtorinë e Infrastrukturës dhe kryetarin e komunës që të merren më shumë me punët e kryeqytetit dhe fondet të i dedikojnë në vendin e duhur e jo të ketë gjithmonë mungesë punimeve dhe të ketë tepricë të buxhetit deri në 20 milionë euro në vit”, u shpreh Dragusha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA e ka publikuar renditjen më të re të Kombëtareve,…