Të rinjtë vitias aftësohen për tregun e punës

08 nëntor 2019 | 14:06

Në kuadër të projektit “Your Job” i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe që implementohet nga Caritas Kosova në Viti është duke u zhvilluar trajnimi dyditor që ka për qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe orientimin e tyre në karrierë.

Dorentina Ismajli, përfaqësuese e Caritas Kosova në Viti, ka bërë me dije e se ky trajnim, ka filluar të enjten me aftësimin e të rinjve se si të përgatitën ata për intervista të punës, teknikat e komunikimit, shkrimit të CV-së dhe letrës motivuese.

Ndërsa në ditën e dytë që është mbajtur të premten të rinjtë vitias kanë mësuar mbi testin për karrierë, tipat e personaliteteve, zhvillimin në karrierë dhe ndërmarrësi dhe praktikat dhe ushtrime të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me përgatitjet për tregun e punës.

Ky trajnim është mirëpritur nga të rinjtë vitias të cilët theksoj se më të ata janë më të përgatitur për tregun e punës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…