Të ruash qetësinë kur të humb fëmija, këshilla e pazakontë e ish-policit

06 gusht 2018 | 21:06

Një ish-polic Mark William,  ka rrëfyer se cila është gjëja e parë që duhet të bëjnë prindërit kur fëmija i tyre ka humbur.

Mark Williams-Thomas sipas “The Sun”, ka thënë se se prindërit duhet të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë atje ku janë në momentin që kuptojnë që fëmija i tyre nuk është vërdallë.

Ai u kërkon atyre të shkruajnë numrin e tyre të telefonit në krahun e fëmijës në rast se ata humbin, dhe të kenë një foto të asaj çfarë ka veshur fëmija në atë moment. Përsa i përket kësaj të fundit, nuk ka prind të mos fotografojë fëmijën e tij çdo moment apo jo?

Nëse fëmija ka telefon thotë ai më tej, duhet të telefoni menjëherë. Këshillat vijnë në një kohë kur shumë fëmijë janë me pushime. “Pra, në minutën e parë, çfarë është e nevojshme të bëni? Epo gjëja më thelbësore dhe që duhet ta bëni gjatë gjithë kohës, është të qëndroni ku jeni?”, thotë Mark. Dhe kjo pasi ka shanse që fëmija i humbur të kthehet sërish aty.

Sigurisht duhet lajmëruar policia dhe organet kompetente, të cilit i jepen të dhënat e fëmijës. Video e tij në “Facebook”,  është parë mbi 350 mijë herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk jemi në Pazar, por veç një klikim larg në…