Të shtëna me armë në lagjen “Dardania” në Prishtinë

13 shkurt 13:05

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë më saktësisht në pjesën e cila njihet si Santea, ka pasur të shtëna me armë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informacionin për një përleshje fizike mes disa personave ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë ku aktualisht ndodhen edhe njësitet policore të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.…